Tiranë, rrëzohet pema. Bllokohet trafiku, dëmtohen disa makina

10/03/2016 00:00

Një pishë e vjetër është thyer duke shkatërruar disa automjete dhe duke bllokuar segmentin rrugor që lidh rrugën “Fortuzi” me bulevardin “Zogu I”.

Në orët e vona të mbrëmjes pema, disa metra e lartë, u rrëzua duke marrë me vete edhe pemë më të vogla përpara.

Ajo ra përpara selisë së Partisë Social Demokrate. Policia e rendit dhe ajo Bashkiake bën menjëherë rrethimin e zonës.

Pema ka dëmtuar lehtë edhe një punonjës të bashkisë. Ndërsa disa automjete të parkuara në rrugë u dëmtuan gjithashtu.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel