Tifozët e Chelsea-t: Ibra, e ke hundën në pozicion jashtë loje

10/03/2016 08:30

Tifozët e Chelsea-t e ngacmuan Zlatan Ibrahimovicin gjatë ndeshjes që skuadra e tyre luajti në “Stamford Bridge” ndaj Paris Saint Germain, e vlefshme për 1/8 e Champions League.

Pasi në minutat e para të ndeshjes sulmuesi suedez doli disa herë në pozicion jashtë loje, tifozët e “Bluve” të Londrës nisën të tallen të gjithë në kor: “Ibra, hunda jote është në pozicion jashtë loje”.

Por hakmarrja e Ibrës nuk vonoi: në golin e parë të PSG dha asist për Rabiot, ndërsa golin e dytë e shënoi vetë. Ndeshja përfundoi 2-1 për francezët, PSG kaloi në çerekfinale ndërsa Chelsea u eliminua.

Kjo nuk është hera e parë që Zlatan Ibrahimovic tallet për hundën e tij. Në vitin 2013, në ndeshjen ndaj Olimpikut të Marsejës, mesfushori Joey Barton gjithashtu bëri një shaka të ngjashme.

Top Channel