Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni Opozita kosovare ka hedhur sërish gaz lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit këtë të enjte. Pas këtij akti, opozita konfirmoi zyrtarisht se do të vazhdojë e bashkuar të bllokojë në vijimësi seancat deri në rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Falë ventilimit special, seanca ka vijuar me pikat e rendit të ditës dhe kryesuesit e seancave bënë përpjekje për të rikthyer normalitetin. Por opozita ka vazhduar me taktika të reja. Gjatë fjalimit të tij është vënë në shënjestër me rreze të kuqe ministri i Brendshëm Skënder Hyseni. Ndërsa deputeti i VV-së Mytaher Haskuka ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa.
Pas seancës, Haskuka u shoqërua në polici bashkë me deputetin tjetër Salih Saliu që hodhi gaz lotsjellës.
Kryeministri Mustafa ka marrë fjalën më pas duke reaguar ndaj këtij akti dhe sulmeve që tha se i janë bërë deri në shtëpinë e tij.
“Unë jam kryeministër e jo shenjë që të më gjuajnë. Kjo nuk duhet lejuar nga organet e rendit. Nuk duhet lejuar as të më sulmohet shtëpia. Nëqoftëse shtëpia e kryeministrit sulmohet me koktej molotovi dhe heshtin të gjithë, atëherë diçka nuk është në rregull”, tha Mustafa.
Pas këtij fjalimi, Kuvendi ka vijuar punën normalisht, pasi opozita u largua nga salla duke bërë thirrje përmes deputetit të VV-së Smaj Kurteshi për pjesëmarrje masive në protesta.
Top Channel