E. League, Dortmundi një hap larg çerekfinaleve, mposht 3-0 Tottenham

10/03/2016 00:00

Dortmundi është kandidati kryesor këtë sezon për të fituar Europa League dhe këtë gjermanët e kanë treguar edhe në ndeshjen e parë ndaj Tottenham-it, duke i mposhtur londinezët 3-0.

Edhe pse gjenden në vendin e dytë në Premier League, lojtarët e Tottenham nuk kanë arritur të shënojnë të paktën një gol në ndeshjen e parë ndaj gjermanëve.

Aubameyang ka realizuar golin e parë në minutën e 30, ndërsa dy golat e tjerë në këtë takim janë shënuar në pjesën e dytë nga Marco Reus. Pas fitores së pastër në ndeshjen e parë, tashmë Dortmundi e sheh veten një hap larg çerekfinaleve të kompeticionit të dytë për klube për nga rëndësia në Europë.

Një hap të rëndeshim për në fazën tjetër kanë hedhur edhe ukrainasit e Shakhtar, të cilët fituan 3-1 ndaj Anderlecht-it, ku trajner është Besnik Hasi.

Ndërkohë, Fenerbahce, edhe pse me vështirësi, arriti të fitojë minimalisht ndaj Braga-s me një gol të shënuar nga Topal, 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Kampionët e Zvicrës, të cilët tashmë kanë në radhët e tyre vetëm një shqiptar, Taulant Xhakën, barazuan pa gola në një sfidë mjaft të vështirë në fushën e tyre ndaj Sevilla-s. Xhaka luajti 90 minuta në këtë takim, duke qenë një prej lojtarëve më të mirë për ekipin e tij.

Top Channel