Balla: Absurde që Kuliçaj e Sula të bëjnë etikën në futbollin shqiptar

10/03/2016 00:00

Menjëherë pas këtij zyrtarizimi të Agron Kuliçajt si një nga pesë anëtarët e Komisionit të Etikës ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Në faqen e tij në Facebook deptueti socialist flet për absurdin sesi ish-truproja i Sali Berishës merr më tepër vota se sa Hito Hitaj, një emër i njohur i futbollit shqiptar, ndërkohë që në listën e kandidatëve ishte dhe ish-deputeti i PD, Dashnor Sula.

“Si ka mundesi që në këtë Komision kaq të rëndësishëm të FSHF propozohen këta lloj njerëzish?! Si mund të futet në votim Dash Sula, kur vetë FSHF i ka ndaluar përjetë prezencën në një stadium futbolli për goditje me armë dhe kërcënim me jetë të gjyqtarëve të futbollit?! Si ka mundësi që një njeri i inkriminuar si Agron Kuliçaj mund të kontrollojë Etikën në futbollin shqiptar“, shkruan Balla.

Top Channel