Agjenti i Verratit: Nuk rrezikon praninë në “Euro 2016”

10/03/2016 12:00

Gjendja fizike e Marko Verratit ka shqetësuar jo pak trajnerin e kombëtares italiane, Antonio Konte. Së fundmi është folur se mesfushori italian rrezikon pjesëmarrjen e tij në Evropianin e Francës për shkak të një dëmtimi në rrëzë të kofshës, por agjenti i tij, Donato Di Kampli ka mohuar gjithçka.

“Për Verrattin janë publikuar gjëra të pavërteta. Ai do të qëndrojë disa javë pushim dhe ndoshta nuk do të jetë me kombëtaren në ndeshjet e muajit mars, por ato që thuhen se ai rrezikon pjesëmarrjen në Evropian nuk janë të vërteta”, deklaroi Di Kampli.

Italia ka dy ndeshje miqësore të rëndësishme për të luajtur gjatë këtij muaji. Në 24 mars “axurrët” do të përballen me skuadrën kampione në fuqi të Evropës, Spanjën, ndërsa në 29 mars Italia do të luajë me ekipin kampion të botës, Gjermaninë.

Top Channel