Van Gaal për Liverpool: Nuk është armik i Man. United

09/03/2016 00:00

Shorti i 1/8 të finalebe të Europa League rezervoi një supersfidë që do të luhet këtë të enjte, ajo mes Liverpulit dhe Manchester United. Sfida e parë do të luhet në Anfiled një ndeshje kjo që do të jetë shumë e ndezur.

Manchester United nën drejtimin e Van Gaal i ka fituar të 4 përballjet me skuadrën e The Reds që konsiderohet nga tifozët e Djajve të Kuq si armiqtë e United. Por trajneri holandez duket se nuk bie shumë dakord me ta pasi ai theksoi se Liverpuli nuk duhet konsideruar si armik i skuadrës së tij.

“Shumë njerëz mendojnë se Liverpuli është armiku i Manchester United, por mua nuk më pëlqen ky përkufizim-tha Van Gaal-Liverpuli është një kundërshtar ndaj të cilit do të kërkojmë të fitojmë.
Liverpool-Manchester United gjithnjë ka qenë një ndeshje e madhe dhe historike, por tani merr një vlerë akoma më të madhe pasi të dyja këto skuadra duan  një vend në Ligën e Kampioneve kështu që kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë”.

Liverpuli dhe Manchester United janë skuadrat më të suksesshme në Angli. Të dyja së bashku këto ekipe kanë fituar 38 tituj kampionë, 18 Kupa të Anglisë, 12 Kupa të Ligës dhe 8 Liga kampionesh.

Top Channel