Tërhiqet kompania që kishte marrë me koncesion sistemin e targave

09/03/2016 20:10

Kompania private që kërkoi të marrë me koncesion sistemin e targave elektronike është tërhequr zyrtarisht.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Transporteve, e cila bëri të ditur se pas tërheqjes së kompanisë, grupi i vlerësimit po ndjek hapat ligjore për të mbyllur përfundimisht procedurën.

Në shtator të vitit 2015 kompania “Porta Saber” i kërkoi Ministrisë së Transporteve të drejtën për ngritjen dhe operimin e një sistemi inteligjent të targave elektronike. Projekti parashikonte vendosjen e targave me çip në çdo automjet që qarkullonte në Shqipëri kundrejt një pagese prej 40 eurosh për privatin.

Ministria deklaroi se do ta shqyrtonte propozimin dhe më pas do të vendoste, por ende pa mbaruar procesi i vleresimit kompania është tërhequr. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA