
Skënderbeu ka arritur fitoren e radhës në kategorinë Superiore duke mos gabuar në shtepi ndaj Teutës. Korçarët fituan 1-0, por ndeshja ishte më e vështirë nga pritej.
Goli i vetëm për Korçarët u shënua që në minutën e 7 nga Latifi, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë, por nuk rezultoi kështu. Ekipi i drejtuar nga Magani bëri përpjekje të shumta për të gjetur golin e barazimit.
Në 45 minutat e dyta të ndeshjes, ekipi i drejtuar nga Josa ishte thuajse i tërhequr i gjithi në zonën e tij dhe ishte Teuta që sulmonte, por lojtarët e saj gabuan disa herë përballë portierit Shehi.
Skënderbeu tentoi me anë të kundërsulmeve që të dyfishonte rezultatin dhe vetëm 3 minuta para fundit i patën të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Ata fituan një 11-metërsh edhe pse të dyshimtë, por goleadori i Superiores, Hamdi Salihi këtë herë u ndal nga portieri i Teutës.
Megjithatë Skënderbeut i mjaftoi goli i shënuar nga Latifi për të marrë pikët e plota nga kjo ndeshje, duke e çuar sërish në 4 pikë diferencën nga Partizani i vendit të dytë.
Top Channel