Shndërrimi i FSK-së në ushtri, pritet vetëm vendimi politik

09/03/2016 00:00

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, gjatë raportimit për punën e FSK-së ka konfirmuar se, i kanë bërë të gjitha përgatitjet për transforminin e tyre në Forca të Armatosura dhe janë në pritje të vendimit politik.

“Pas ditës ‘D’ apo vendimit politik, prioritet i Forcës do të jetë shndërrimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes”, tha Rrahman Rama, komandant i FSK-së.

I pyetur nga përfaqësuesi i “Listës Serbe” nëse ka serbë dhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë në FSK, komandanti u përgjigj se, nga numri total i pjesëtarëve, 8.2 përqind e përbëjnë serbët dhe minoritetet e tjera.

FSK, që prej vitit 2013 është në pritje të ndryshimit të misionit të saj për t’u bërë ushtri, por për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës me dy të tretat e deputetëve shqiptarë dhe po ashtu dy të tretat e deputetëve serbë, të cilët aktualisht nuk pranojnë të votojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Top Channel