Korçë, plagosje me armë në fshatin Drenovë

09/03/2016 23:00

Një person është plagosur të mërkurën në mbrëmje me armë në fshatin Drenovë të Korçës për motive ende të panjohura.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, është dërguar menjëherë në spital.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e autorëve të plagosjes.

Në të njëjtën kohë kanë nisur hetimet mbi zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel