Kontrollet për emigrantët, pranga falsifikatorit shqiptar në Itali

09/03/2016 14:45

Policia italiane, e cila ka rritur kontrollet në Brindizi e Bari për të mos lejuar refugjatë apo emigrantë të ndryshëm të hyjnë në këtë vend në rrugë ilegale, arrestoi një 30-vjeçar nga Vlora, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh udhëtimi.

Dorjan Zejno është gjetur nga karabinierët në një hotel në Brindizi. Sipas policisë italiane, ai ishte dëbuar nga Italia, por sërish kishte arritur të hynte në shtetin fqinj.

Mediat italiane aludojnë se falsifikatori është pjesë e një organizate që kontrollon trafikun e emigrantëve në Kanalin e Otrantos.

Top Channel