Fjala e plotë e Erjon Braçes në Asamblenë e Partisë Socialiste

09/03/2016 00:00

E para, unë nuk hyj ke ata që kam pasion të shkruajnë rregulla. Unë bëj pjesë tek ata 90 përqind e socialistëve që zbatojnë rregullat; për ata socialistët e zakonshëm këtu nuk flet kush, por zë sot kanë ata që shkelin rregullat në funksion të ambicies së tyre të karrierës.

Duhet të kthejmë vëmendjen tek socialistët e zakonshëm, për ta është ndërtuar këtë herë një proces i jashtëzakonshëm, përfshirës, konkurrues, paqësor, demokratik. Këta kanë rëndësi, këta janë partia, jo thjesht ne këtu. E dini pse? Unë në 25 vite kam parë parti pa kryetar, me kryetar në burg, me kryetar të dobët apo kryetar të fortë, por kryetar pa partin nuk mendoj dot. Kush rend pas ambicies, vetëm ambicies së tij duke sfiduar partine, kërkuar llogari ndaj socialistëve, sharë e sulmuar ata, mund të shënoj precedentin e kryetarit pa parti.

E dyta, ky është viti vendimtar për qeverisjen, viti kur ne mund të marrim frytet politike të reformave dhe qytetarët të marrin si shërbim të njëjtat fryte. As që e mendoj që ne duhet të ndalim qeverisjen këtë vit për të ndjekur pas ambicien e ndokujt këtu. Jo, socialistët e më gjërë se aq shqiptarët duan të qeverisen dhe të përfitojnë në familjet e tyre nga qeverisja. Për hallin që na ka zënë me ambicien dua të them se përputhja e mandateve kur partia është në pushtet mes kryetarit të partisë e kryeministrit është zgjidhje. Ne e kemi provuar këtë që na propozohet sot, pra ndaljen e qeverisjes dhe plotësimin e ambicieve dhe në 8 vite kemi destabilizuar qeverinë dhe partinë gjithashtu. Ndaj unë jam kah stabilitetit në qeverisje. E treta, unë refuzoj që e majta të përdoret për të vënë PS në cep të ringut. Kush po e bën këtë në emër të populizmit që ka në thelb të majtën sterile, por asnjeherë qeverise, bën gabim. Kush tenton të bëj propagandë me të majtën pa e njohu apo jetuar të majtën duhet refuzuar. Ne duhet ta bëjmë këtë debat. Sot, kërkush në të majtë nuk flet thjesht për borxhin, debati ne të majtë është mbi shpenzimet, produktivitetin e tyre për të ndihmuar ekonominë, investimet në të dhe borxhi diskutohet veç nën këtë shtrat; sot në të majtë nuk flet kush për varfërinë vetëm, por debatohet mbi pabarazinë e të ardhurave e pasurisë, varfërinë dhe taksimin e shohin te lidhur me pabarzinë; por unë nuk kam dëgjuar ndonjë të flasë për mbrojtjen e pagave të larta, fitimeve të larta, të ardhurave të larta nga kapitali, aksionet, depozitat, qiratë etj, me tatime më të vogla siç këtë alternativë e degjoj shpesh prej dhjetorit kur miratuam buxhetin nga një deputet që avokon ekstremin e majtë. Kjo nuk është e majtë, ndaj e ftoj të lërë përdorim e së majtës si instrument populist për të fituar mbështetje.

Top Channel