Durrës, vidhen gjatë natës qendrat shëndetësore

09/03/2016 11:30

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë orëve të natës Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, si dhe repartin e mamografisë në Spitalin Rajonal të qytetit.

Dy godinat shëndetësore, që ndodhen në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar, kanë rënë pre e hajdutëve, të cilët, sipas konstatimeve paraprake të policisë, kanë marrë një sasi aparatesh të matjes së glicemisë në gjak, disa lap topë dhe monitorë kompjuteri.

Për të realizuar vjedhjen, autorët kanë dëmtuar dyer dhe thyer xhamat e kabinetëve të mjekëve të ndryshëm, duke shkaktuar kështu dhe dëme të tjera materiale. Prej një muaji Poliklinika e Specialiteteve nuk ka roje sigurie.

Megjithatë, shërbimi i sigurisë duket se nuk ka shmangur dotë vjedhjen në repartin e mamografisë. Në të dyja vendngjarjet, grupi hetimor ka gjetur gjurmë të autorëve, të cilët dyshohet të jenë pjesë të ndonjë grupi narkomanësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA