Drejtësia zvicerane, kontroll në federatën franceze

09/03/2016 00:00

Drejtësia zvicerane vijon hetimet ndaj ish presidentit të FIFA, Sep Blatter. Prokuroria e vendit Helvet urdhëroi kontrollin në zyrat e Federatës Franceze të Futbollit, operacion që u krye në mbrëmjen e së martës.

Drejtësia zvicerane nëpërmjet këtij kontrolli synonte  të gjente prova të mëtejshme në lidhje me çështjen e pagesës së Blatter ndaj Michel Platini për 1.8 milionë Euro në vitin 2011.

Drejtuesit e organit të akuzës në muajin shtator bënë të ditur se i kanë hapur hetimet për Blatter që dyshohet si i përfshirë në skandalin e korrupsionin, por ish kreu i FIFA i ka hedhur poshtë gjithnjë akuzat e ngritura ndaj tij.

Blatter është i dënuar nga FIFA së bashku me Platini me 6 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet pikërisht për çështjen e pagesës për ish presidentin e UEFA, me këtë të fundit që bëri apelin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Skandali i korrupsionit të FIFA, shpërtheu në maj të vitit të kaluar vetëm një ditë përpara Kongresit të FIFA dhe ishte ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur këtij institucioni në 100 vjet të historisë së tij.  Më shumë se 40 persona ku përfshihen edhe ish zyrtarë të lartë të FIFA janë vënë nga drejtësa amerikane nën akuzën e korrupsionit, mashtrimit dhe pastrimit të parave

Top Channel