Arsenal armësh pranë shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari
09/03/2016 10:10
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi i është gjetur një arsenal armësh pranë shtëpisë së tij.
Ardian Tusha, nga fshati Manskuri i Durrësit për shkak të një konflikti pronësie ka kanosur me pushkë një 50-vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një pyll pranë shtëpisë iu gjetën dhe sekuestruar një pushkë 20-tshe, me një krehër me 10 fishekë, një automatik model 56, 247 copë fishekë model 56 dhe një dorezë e grushti e një palë dylbi.
Mbi të riun rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Top Channel