Vdekja e gruas në ashensor shkakton debate në Kinë

08/03/2016 00:00

Lajmi se një grua kineze kishte vdekur në ashensor pasi kishte qëndruar e bllokuar atje për një muaj, ka tronditur opinionin publik në Kinë duke ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Incidenti sjell sërish në vëmendje shqetësimin për standardet e sigurisë, por ngjall gjithashtu diskutime për çështje që variojnë nga gratë që jetojnë të vetme deri tek kujdesi për personat me probleme mendore.

Ashensori në një bllok apartamentesh në qytetin e Zhejiang u nxor jashtë funksionit nga dy punonjës të mirëmbajtjes më 30 janar, ndërsa trupi i gruas u zbulua më 1 mars.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ngrenë pikëpyetje sesi është e mundur që askush nuk ishte kujtuar për të.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta