Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 15 mars Papa Françesku firmos kanonizimin

08/03/2016 00:00

Papa Françesku do të nënshkruajë më 15 mars dekretin për kanonizimin e Nënë Terezës, ku gjithashtu pritet që të shpall edhe datën për shenjtërimin e saj.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, ndër datat e mundshme mendohet të jetë 5 shtatori, që përkon me ditën që Nënë Tereza ndërroi jetë.

Luminimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiut u bë në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali II, i cili është edhe hapi i fundit para atij që njihet si një nga proceset më të rëndësishme, shenjtërimi.

Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të shquara shqiptare që njihet ndërkombëtarisht për humanizmin që e karakterizonte, të cilin e ka dëshmuar aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke ndihmuar të varfrit.

Për këtë, ajo u nderua edhe me çmimin “Nobel për Paqe” në vitin 1979.

Top Channel