Samiti BE-Turqi, pa vendim për mbylljen e “Rrugës ballkanike”

08/03/2016 00:00

Turqia ka rritur çmimin për strehimin e refugjatëve pasi ishte vet Ankaraja ajo që kërkoi një fond ekstra prej 3 miliardë eurosh për të menaxhuar situatën. Liderët në Bruksel, në bisedimet vendimtare për fatin e refugjatëve , premtuan t’ia japin këtë shumë vendit që ka edhe peshën kryesore të eksodit.

Por, në draft rezolutën BE-Turqi, pikat tregojnë se të dyja palët kanë për të plotësuar disa kushte dypalëshe, pasi kjo është hera e dytë që Ankarasë i besohet një fond prej 3 miliardë eurosh.

Ndër të tjera, Turqia do të duhet të marrë mbrapsht nga Greqia të gjithë refugjatët që nuk i plotësojnë kriteret për t’u cilësuar si azilantë. E në shkëmbim Turqisë do t’i hapet rruga për një anëtarësim më të kollajtë në Bashkimin Europian.

Arritja e marrëveshjes me Turqinë e ndihmon BE-në për mbylljen e “korridorit ballkanik” të kalimit të refugjatëve, për të cilin ende nuk ka një përgjigje finale.

“Për të mirën e refugjatëve duhet bashkëpunimi me Turqinë, ndonëse marrëdhëniet me vendin kanë qenë, janë dhe mbeten të vështira. Ka rrezik që kriza humanitare të eskalojë, ndaj edhe na duhet të bëjmë gjithçka që mundemi”, deklaroi presidenti i Parlamentit europian, Martin Shultz.

Po ashtu, forcimi i kufijve të jashtëm ishte temë kryesore e këtij samiti të ndarë në 2 sesione.

Patrullat detare të NATO-s së bashku me ato britanike, do të jenë sa më aktive në detin Egje për të parandaluar kalimet e jashtëligjshme të refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme. Por, ata bënë thirrje për të tjerë vende anëtare të bllokut që të bashkëpunojnë në këto kontrolle detare.

Po kështu, sipas draftit, “Europol do të zhvendosë oficerë gjithashtu në të gjitha pikat e regjistrimit për të forcuar kontrollet e sigurisë dhe për të mbështetur Greqinë në luftën kundër trafikantëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA