Reali i Madridit dhe Wolfsburg-u janë dy ekipet e para çerekfinaliste në Champions League, pasi fituan edhe në ndeshjet e dyta ndaj rivalëve të tyre.
Reali i Madridit arriti të merrte të njëjtin rezultat edhe në “Bernabeu” ndaj Romës, duke i mposhtur verdhekuqtë e Spaletit 2-0, po aq sa fituan edhe në “Olimpico”.
Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 64, ndërsa 4 minuta më vonë ishte kolumbiani James Rodrigues që vulosi kualifikimin e galaktikëve për në fazën e 1/4 të Champions-it.
Ndërkohë, edhe gjermanët e Wolfsburg arritën të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj belgëve të Gent, por këtë herë me rezultatin minimal 1-0. Autor i golit të vetëm në këtë takim ishte Schurrle. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar 2-3 në favor të gjermanëve.
Mbrëmjen e së mërkurës luhen edhe dy sfida tjera të fazës së 1/8-ave të Champions-it. Në Londër Chelsea do të presë PSG, ku francezët kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë. Në Rusi, Zeniti do të luajë ndaj Benfica-s. Në ndeshjen e parë fituan me një gol portugezët.
Top Channel