Milan, Mihajlovic drejt largimit. Di Francesco, zëvendësuesi

08/03/2016 11:45

Sinisa Mihajlovic nuk po gjen paqe. Trajneri i Milanit po sheh që pozitat e tij në pankinën kuqezi po vihen sërish në diskutim dhe kjo pas humbjes së pësuar në fundjavë ndaj Sassuolos.

Gjërat kanë arritur deri aty sa bordi drejtues i Milanit të mendojë zëvendësimin e Mihajlovicit pikërisht me Eusebio di Francescon, i cili në rast se largohet nga skuadra emiliane do të marrë me vete edhe Domenico Berardin.

Për blerjen e këtij të fundit, ka një opsion edhe Juventusi, por futbollisti ka shprehur dëshirën për të ndjekur trajnerin e tij aktual kudo që të shkojë nëse Di Francesco vendos të lërë Sassuolon.

E gjithë kjo histori për kalimin e mundshëm të Di Francescos te Milani lindi pas një deklarate të presidentit të Sassuolos, Squinzi, i cili tha se e shihte si diçka pozitive një kalim të mundshëm të Di Francescos te kuqezinjtë.

Top Channel