Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave Çështja “Kokëdhima” do t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese. Ishte vendimi i byrosë parlamentare, që reflektoi vendimin e Kushtetueses se është kjo gjykatë që shqyrton rastet e pretenduara në konflikt interesi për deputetët.
Asnjë përfaqësues i mazhorancës nuk u prononcua, ndërsa opozita pavarësisht këtij vendimi, nuk do të ndërpresë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin.
“Sot ishin shah-mat, nuk mund të kundërshtonin më sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndërkohë ishte publikuar dhe në këtë kuptim mbledhja u mbyll pozitivisht”, deklaroi deputeti i PD-së, Arben Ristani.
Rekomandimi që çështja t’i shkojë Kushtetueses, pritet të votohet në seancën e së enjtes. Avokati i zotit Kokëdhima deklaroi se deputeti nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.
“Me rastet e papajtueshmërisë që i cakton në ligjin për konfliktin e interesit është rrëzuar si një kërkesë e pa legjitimuar do të thotë me këtë çështje Kuvendi është shprehur njëherë dhe nuk mund të merret më”, deklaroi avokati i Kokëdhimës.
Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit të Vlorës, duke akuzuar atë se ka përfituar fonde publike pasi është zgjedhur deputet, por kjo është kundërshtuar nga i zgjedhuri socialist.
Top Channel