Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon letrën e fundit me postë/ Si ndryshon krejtësisht komunikimi në vendin nordik
Të paktën një person është vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm me thika dhe të shtëna në Tel Aviv dhe Jeruzalem.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet izraelite, sipas të cilave një agresor goditi me thikë 10 persona në zonën portuale të Jafës, në jug të Tel Avivit, duke vrarë 1 prej tyre.
Sipas burimeve, sulmi ndodhi pranë vendit që po vizitonte zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Në atë moment, zoti Biden po takohej me ish-presidentin izraelit Shimon Peres, pranë selisë së Qendrës Peres për Paqen.
Më herët, dy oficerë policie izraelitë u qëlluan dhe u plagosën në Jeruzalemin Lindor, ndërsa një hebre ultra-ortodoks u godit me thikë në lokalitetin Petah Tikva, pranë Tel Avivit.
Autoritetet bënë me dije se 5 nga të plagosurit me thikë në Jafa janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që agresori, ende i paidentifikuar, u neutralizua nga policia.
Ndërsa në sulmin në Jeruzalem, një person i armatosur hapi zjarr ndaj një grup policësh, jashtë Portës së Damaskut, duke plagosur rëndë një prej tyre. I dyshuari plagosi edhe një tjetër gjatë ndjekjes, para se të qëllohej dhe vritej, sqaruan më tej autoritetet.
Top Channel