Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit Në samitin kyç BE-Turqi u ra dakort në parim me planin mbi lehtësimin e krizës së emigrantëve që po mundon Europën, por vendimi përfundimtar u shty, duke e rreshtuar edhe këtë të fundit në mesin e takimeve të nivelit të lartë që nuk prodhojnë një rezultat përfundimtar.
Ajo çfarë sqaroi presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk është se emigrantët e parregullt që mbërrijnë në Greqi nga Turqia, do të kthehen që të gjithë mbrapsht.
Për çdo sirian të kthyer, Ankaraja kërkon që blloku të pranojë një refugjat që gëzon mbrojtjen ndërkombëtare e të ofrojë fonde më shumë. Bisedimet mbi planin do të vazhdojnë përpara takimit të BE-së në datat 17 e 18 mars.
Tonet optimiste të përpara samitit, Tusk i ruajti edhe pas bisedimeve në Bruksel kur foli për progres të qënësishëm e përcolli besimin se marrëveshja do të mund të vuloset javën që vjen.
“Ajo çfarë u arrit në Bruksel dërgon mesazhin e qartë se ditët e emigracionit të paligjshëm në Europë kanë marrë fund”, tha Tusk.
Plani përfshin përpos të tjerash përshpejtimin e liberalizimit të vizave për turqit, alokimin e 3 miliardë eurove të premtuara në tetor si dhe vendimin për fonde shtesë që ta ndihmojë Turqinë të përballë krizën. Edhe pse nisma në vetvete është e vendosur dhe e guximshme, ajo rrezikon të ngjallë polemika te ashpra, ndërsa implementimi nuk ka për të qënë i lehtë.
Top Channel