Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit Në 20 vitet e fundit, gratë nuk kanë parë veçse përmirësime periferike në botën e punës. Dallimi në nivelin e punësimit mes meshkujve dhe femrave thotë në raportin më të fundit të saj organizata e punës, ILO, është tkurrur në masë të papërfillshme që prej 1995-sës.
Edhe në vendet ku qasja e femrave ndaj punës është më e lehtë, cilësia e asaj çfarë u ofrohet përbën arsye për shqetësim. Rezultatet e studimit global, ILO i bëri publike në kohën kur mbarë bota kremton përmes eventesh të ndryshme ditën ndërkombëtare të gruas.
Gjatë prezantimit të raportit, kreu i organizatës, Guy Ryder sqaroi se ai nxjerr në pah sfidat e jashtëzakonshme me të cilat vazhdojnë të përballen gratë sot për të gjetur një vend pune dinjitoz dhe për ta mbajtur atë.
“Përgjatë gjithë periudhës që janë aktive në punë, gratë vazhdojnë të ndeshen me pengesa të mëdha në sigurimin e një pune të përshtatshme. Përmirësimet e arritura që prej 1995-tës, janë minimale”, thotë Ryder.
Studimi mbështetet mbi të dhëna nga 178 vende të botës dhe del në përfundimin se niveli i pjesëmarrjes së grave në forcën e punës gjatë 2015-tës ishte 25,5% më i ulët se ai i meshkujve, diferencë kjo që në vetvete nuk është veçse 0.6% më e vogël se përpara dy dekadash.
Top Channel