Dështon sërish seanca ndaj Haxhi Giut

08/03/2016 13:40

Ka dështuar sërish seanca ku ish-prokurori Haxhi Giu, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, kërkon lirinë e tij për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gjyqtari që ka ndjekur hetimet ndaj Giut shpalli moskompetencën për të gjykuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi tanimë çështja ndaj Haxhi Giut i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda. Dhe sipas kodit të procedurës penale, kur çështja është në gjykim, është kompetencë e trupit gjykues që gjykon çështjen në themel për të vlerësuar ndryshimin ose jo të masës së sigurisë.

Raporti i hartuar nga ekspertë mejkoligjorë që përcakton gjendjen shëndetësore të Giut, tani do t’i paraqitet trupit gjykues në seancën e parë dhe deri atëherë ish-prokurori Haxhi Giu do të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest me burg, pranë ambienteve të spitalit të burgut.

Top Channel