Denoncimi në “Fiks Fare”, OSHEE kontroll në Dritas

08/03/2016 00:00

Kompania OSHEE, nisur nga investigimi i FIKS FARE ka kryer një kontroll në fshatin Dritas, për lidhjet e paligjshme të energjisë.

Kontrolli është bërë në lokalin në pronësi të Edmond Tafa. Në momentin e kontrollit nuk u gjet lidhje e paligjshme, por elektriçistët gjetën në shtyllën ku bëhej fjalë se vendosej grepi rreth 15 m larg lokalit, kabllin dhe një kallam me të cilën kryhej lidhja abuzive e energjise elektrike.

Kontrolli është kryer në prezencë të policisë dhe më pas janë shoqëruar Edmond Tafa, Genc Ndreu dhe Ilir Karamani.

Top Channel