Terrorizmi, Britania e rrezikuar nga sulme spektakolare

07/03/2016 21:50

Shefi i anti-terrorit britanik Mark Rowley ka deklaruar në Londër se i ashtuquajturi Shteti Islamik mund të jetë duke hartuar dhe planifikuar sulme terroriste spektakolare në territorin britanik.

“Kemi të bëjmë me një grup terrorist, i cili ka ambicije për sulme të mëdha dhe spekatoklare dhe jo më të atyre llojeve që kemi mundur t’i shmangim deri më sot”, deklaroi Rowly.

Sipas tij, numri i arrestimeve për komplote terroriste vitin e kaluar në Brtanai arriti shifra rekord. Ka pasur 339 arrestime në Britani, duke bërë që kjo të jetë një shifër vjetore rekord.

Sipas të dhënave të publikuara nga Scotland Yard, ka pasur një rritje prej 57 për qind të arrestimeve në tre vitet e fundit krahasuar me 3 vitet parardhëse.

Edhe pse gjatë komunikimit me median shefi i anti-terrorit nuk foli për plane dhe operacione specifike, ai shtoi se në muajt e fundit ka vënë re një zgjerim të planeve për të goditur mënyrën perëndimore të jetesës.

Shumë ndërtesa të Londrës tashmë janë rrethuar nga pengesa metalike në formë shufrash të mëdha të dala nga toka, për të frenuar sulmet me auto-bombë.

Gjithashtu, kamera me qark të shkrutër dhe kamera që lexojnë targat e makinave, si dhe njësi policore të specializuara në nivel ushtarak janë angazhuar për të kryer patrullime të përditshme, për të mbuluar në aspektin strategjik sa më shumë pjesë të kryeqytetit britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA