Shkodër, gjendet i qëlluar me plumb në kokë 26-vjeçari

07/03/2016 20:40

Një person i qëlluar me plumb në kokë është gjetur pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Perlat Rexhepi” të Shkodrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi, i identifikuar si shtetasi Andrea Çoba, është gjetur rreth orës 19:05 brenda makinës së tij, një “Golf” gri, me targë “AA 686 DX”.

Sipas burimeve, agjentët e policisë që e kanë gjetur kanë bërë shoqërimin e tij në spitalin rajonal të Shkodrës, por gjithçka ka qenë e kotë.

Nisur nga fakti që në automjetin e Çobës është gjetur një pistoletë dhe një gëzhojë, policia po heton pistën e vrasjes dhe vetëvrasjes për 26-vjeçarin, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel