Prokuroria kërkon 4 vjet burg për ish-kreun e VEFA-s, Vehbi Alimuçaj

07/03/2016 13:40

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 4 vjet burgim për shtetasin Vehbi Alimuçaj, ish-kreu i VEFA-s, i akuzuar për “pastrim të produkteve të veprës penale”, pas një gjykimi të zhvilluar me procedurë të shkurtuar.

Ndërkohë, për të njëjtin fakt penal, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pak muaj më parë dhe ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj është dënuar për veprën penale të “mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para’ janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Top Channel