Policia, pezullohen 98 leje drejtimi në fundjavë

07/03/2016 11:00

98 leje drejtimi të pezulluar dhe 149 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit janë rezultat i zbatimit të masave të policisë së shtetit për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, përdorimi i alkoolit, mosrespektimi i semaforit dhe mungesa e kontrollit teknik kanë qënë arsye e pezullimit të rreth 100 patentave në të gjithë vendin.

Sipas shifrave të bërë publike nga policia e shtetit, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 83 persona, si dhe janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë. Këtë fundjavë pilotimi i kamerave është bërë në Fier dhe Vlorë.

Top Channel