Këpuca e Artë, garë e fortë për trofeun

07/03/2016 11:40

Gara për trofeun e Këpucës së Artë këtë sezon është më emocionante se kurrë. Kjo për faktin se janë disa futbollistë që e pretentdojnë këtë trofe individual dhe diferencat mes tyre janë shumë të vogla.

Në krye të listës së golashënuesve në Evropë qëndron Cristiano Ronaldo. Sulmesi i Realit të Madridit u bë lideri i këtij klasifikimi falë 4 golave të shënuar në ndeshjen me Celta Vigon, duke shkuar në kuotën e 27 golave. Por shumë pranë tij ndodhen Luis Suarez, Gonzalo Higuain dhe Jonas Gonçalves.

Luis Suarez, i cili e ndau trofeun e Këpucës së Artë me Ronaldon edhe në sezonin 2013/2014, kur ishte pjesë e Liverpulit, prezantohet si rivali më i madh i luzitanit me 26 gola të shënuar. Uruguajani nuk shënonte prej 3 ndeshjesh, seri të cilën e ndërpreu me golin e shënuar në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Eibarit. Edhe Higuain e Jonas Gonçalves kanë 26 gola, që vërteton se ata po përjetojnë sezonin më të mirë.
 
Por në këtë garë të veçantë po përfshihet pak nga pak edhe Lionel Messi. Argjentinasi, i cili në pjesën e parë të sezonit qëndroi 2 muaj jashtë fushave, është ngjitur në kuotën e 21 golave personale në La Liga. Në vitin 2016, 28-vjeçari është shfaqur futbollisti më në formë, duke shënuar 22 gola në të gjitha aktivitetet, duke iu afruar ndjeshëm shënuesve më të mirë. Në të vërtetë, në kampionat, Messi ka vetëm 2 futbollistë përpara vetes përsa u përket golave, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA