“Fiks Fare”: Ja si vidhet energjia elektrike

07/03/2016 00:00

Një lokal në “Dritas”, Zall Herr, vjedh energjinë elektrike direkt nga shtylla. Për më tepër, lokali është në pronësi të Inspektorit të Ministrisë së Mjedisit, i cili gjithashtu mban edhe postin e kryeplakut të fshatit.

“Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e së hënës pamjet, ku personi në fjalë e lidh energjinë rreth orës 19:00 të mbrëmjes në një shtyllë pranë lokalit të tij dhe e shkëput atë në orët e para të mengjesit.

Pronari i lokalit, njëherësh Inspektori i Ministrisë së Mjedisit, është filmuar 3 ditë me radhë teksa bën të njëjtin veprim duke e lidhur energjinë në shtyllën pranë lokalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA