Jari-Mati Latvala është fituesi i Çmimit të Madh të Meksikës në Botërorin e Rally. Finlandezi që nuk bëri një paraqitje të mirë në dy garat e para të sezonit të ri në këtë kampionat, u shfaq dominues në Meksikë duke bërë të tijin këtë Çmim të Madh të cilin e fitoi me 4 orë 25 minuta e 57 sekonda, duke marrë edhe pikët e tij të para.
“U riktheva në garë, është një ndjenjë fantastike. Starti i sezonit ishte shumë i vështirë për mua pasi në dy garat e para nuk mora asnjë pikë dhe kjo kishte një ndikim në aspektin psikologjik timin. Kjo është hera e parë për mua që këtu zhvilloj një garë normale pa pasur probleme të tjera”, tha Latvala pas përfundimit të garës.
Ndërkaq, në vendin e dytë në këtë Çmim të Madh të Meksikës u rendit kampioni në fuqi i botës në Rally, Sebastian Ozhie, me 1 minutë e 5 sekonda më shumë se Latvala, ndërsa vendi i tretë i takoi spanjollit Dani Sordo me 3 minuta e 37 sekonda më shumë se finlandezi. Në renditjen e përgjithshme kryeson Ozhie me 77 pikë, i ndjekur nga Ostberg me 39 dhe Andreas Milkelsen me 33 pikë.
Latvala e sheh veten në vendin e 6 në këtë klasifikim me 27 pikë.
Top Channel