Allegri, trajneri më i mirë në Serinë A në sezonin 2014-2015

07/03/2016 00:00

Massimiliano Allegri u largua nga Milani në vitin 2014 për rezultate të dobëta, por menjëherë ai u mor nga drejtuesit e Juventusit dhe tregoi se nuk ishte ai problemi i Milanit.

Allegri fitoi kampionatin dhe arriti deri në finale të Champions-it sezonin e kaluar dhe tashmë ai ka marrë edhe vlerësimet për sukseset e ekipit që drejton. Ai u votua si trajneri më i mirë në Serie A në sezonin 2014-2015, duke marrë 27 nga 51 votat e përgjithshme të kolegëve. Ndërkohë, në vendin e dytë u rendit Stefano Pioli i Lazio-s me 7 vota, ndërsa podiumi u plotësua nga Maurizio Sarri me 4 vota.

Në Serie B triumfoi Roberto Stellone. Trajneri i Frosinones u vlerësua me çmimin “Stoli i Argjendtë”, pas 23 votave në favor, duke fituar garën me teknikun e Carpit, Castori. Në fund, në Lega Pro çmimi u dha për Vincenzo Vivarini të Teramo-s, që fitoi duelin me Toscano-n e Novaras dhe Menichini-n e Salernitanës.

Top Channel