Trupi i pajetë në ashensor
06/03/2016 00:00
Trupi i pajetë i një gruaje u gjend në një ashensor në Kinë, një muaj pasi ishte çaktivizuar gabimisht.
Dy punonjës mirëmbajtjeje ishin thirrur të rregullonin ashensorin e prishur më 30 janar, por me sa duket e kanë ndaluar pa e ditur që dikush ishte brenda.
Trupi u gjend kur ata u rikthyen në bllokun e apartamenteve në fillim te marsit pas periudhës së festave.
Raportet në median lokale tregojnë se në ashensor janë parë shenja gërvitjesh. Viktima 43-vjeçare jetonte vetëm dhe të afërmit nuk e vizitonin shpesh.
Top Channel