Tragjedia në alpet franceze, piloti vuante nga mungesa e shikimit
06/03/2016 00:00
Pak përpara përvjetorit të parë të rrëzimit të avionit A320 në alpet franceze ku humbën jetën të 149 personat në bord, zbulohet email-i i fundit i Andreas Lubitz.
“Kam frikë se mos verbohem” shkruante ai më letrën dërguar mjekut të tij. 27-vjeçari me sa duket kishte frikë se përkeqësimi i situatës do t’i kushtonte punën si pilot.
Hetimet e nisura pas tragjedisë ajrore, treguan se ai vuante si nga depresioni ashtu dhe nga humbja e shikimit.
Tragjedia ndodhi më 15 mars në avionin e kompanisë gjermane “Germanwings”, e cila operon si kontaktuese e “Lufthansa”-s, udhëtonte nga Barcelona drejt Duesseldorf-it.
Top Channel