Topi përfundon në rrjetë, arbitri fërshëllen përfundimin e ndeshjes

06/03/2016 00:00

Skudrës së Accrington Stanley iu mohua një fitore e mundshme në barazimin pa gola me skuadrën e Wimbledon, pasi tifozët u bënë dëhsmitarë të një veprimi të ccudtishëm të gjyqtarit Trevor Kettle.

Skuadrës angleze, që militon në kategoritë inferiore të futbolli ishullor, iu anulua një gol në fundin e pjesës së parë, pasi arbitri ndërpreu lojën menjëherë pas goditjes që më pas përfundoi në rrjetë.

Sulmuesi i Accrington, Kee, protestoi ashpër së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, por pavarësisht gjithçkaje goli nuk u lejua në ndeshjen që përfundoi në barazim 0-0.

Një rast i ngjashëm kur gjyqtari ka fërshëlluar fundin ndërkohë që topi ishte drejt rrjetës është parë në vitin në Botërorin e vitit 1978, në sfidën Brazil-Suedi.

Na atë sfidë, arbitri Clive Thomas sinjalizoi për fundin e ndeshjes pas gjuajtjes së Zicos, ndërkohë që topi më pas preku rrjetën.

Top Channel