Këshilli i Sigurisë Izraelite miraton ndërtimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor, 69 kanë marrë dritën jeshile në vitet e fundit Zona e lëvizjes së lirë të “Schengen”-it përbën boshtin e projektit europian. Shembja e tij dhe ringritja e barrierës së kufijve mes europianëve do të përbënte një hap gjigant prapa, ngarkuar me simbolizmin e një regresi fizik e psikologjik.
Por nuk është vetëm kjo arsyeja, përse BE-ja po përpiqet ta shpëtojë “Schengen”-in me çdo kusht. “Në diskutim është e ardhmja e tij, uniteti ynë dhe ajo që kemi arritur në 60 vite”, paralajmëroi një ditë më parë Komisioneri europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.
Me pohimet e tij, Avramopoulos kishte parasysh si qarkullimin e lirë, ashtu dhe hapësirën e përbashkët ekonomike. Nga përllogaritjet e Brukselit, mbyllja e kufijve në Europë do të kushtonte plot 18 miliardë euro në vit.
Në rastin e një skenari të tillë do të ketë më shumë bllokime trafiku të kamionëve të mallrave, më pak turistë, më shumë polici kufitare, e të gjitha këto do të përktheheshin në miliarda euro shpenzime shtesë.
Por, kjo llogari nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të politikës së refugjatëve, as në Vjenë e as në Ballkan. Për këtë arsye, Komisioni po merret me anën operativen të problemit. Kështu, deri në fund të javës që vjen, Greqia do të paraqesë një plan veprimi, sesi do t’i plotësojë 50 kërkesat për mbrojtjen e kufirit, duke filluar nga regjistrimi i plotë i refugjatëve, kthimi i emigrantëve “ekonomikë” e të tjera.
Në fund të marsit, “FRONTEX” do të kërkojë më shumë polici të mbrojtjes kufitare në ndihmë të Greqisë, e po s’pati rezultat, në maj Komisioni Europian do të zgjasë afatin për mbylljen e pjesshme të kufijve edhe për dy vite të tjera.
Por, nëse plani funksionon, atëherë në qershor do të dërgohet një trupë e përbashkët e bllokut për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, e cila do të fillonte nga puna në shtator dhe do të ishte aktive deri në nëntor.
Top Channel