Masakra në Jemen, Papa Françesku: Akt djallëzor
06/03/2016 00:00
Papa Françesku dënoi masakrën e ndodhur në një azil pleqsh në Jemen ku u vranë edhe katër murgesha, duke e cilësuar atë si një akt djallëzor.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, militantët e Al-Qaedës kanë mohuar autorësinë ndërsa autoritetet qeveritare fajësojnë Shetetin Islamik.
Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e përkoshshëm të Jemenit, Aden.
Sekretari Shtetit në Vatikan, Pietro Parolin, tha se Papa ishte i tronditur dhe i hidhëruar për vrasjen e katër murgeshave dhe 12 personave të tjerë në azilin e pleqve.
Dy nga murgeshat ishin nga Ruanda, një nga Kenia dhe një indiane. Një doktor indian ishte shpallur i humbur.
Top Channel