Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Mediat kanë publikuar sot një foto nga një darkë mes deputetit Ben Blushi, tashmë kundërshtar i Kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe Kreshnik Spahiut, kreut të Aleancës Kuqezi, duke darkuar në një nga restorantet e kryeqytetit.
Takimi vjen pas përplasjes së të dyve me qeverinë, atë lokale në Tiranë, ku Spahiu u ndalua disa orë pasi tentoi të bllokonte derën e Bashkisë.
Ndërkohë, Blushi vjen pas takimit të tensionuar në Elbasan, ku për herë të parë ai dhe Rama kryqëzuan shpatat përballë njëri-tjetrit.
Blushi pretendoi se ndaj tij u tentua deri edhe dhunë fizike. Kreshnik Spahiu, ndërkohë, është një prej njerëzve, që siç ka njoftuar javë më parë Top Channel, është afruar shumë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, megjithëse ende asnjë nga palët nuk ka konfirmuar një aleancë politike.
Të kontaktuar nga Top Channel, Kreshnik Spahiu nuk ka preferuar të komentoi këtë takim, ndërsa deputetit Ben Blushi është shprehur kjo ishte një kafe rastësore mes dy njerëzve që njihen prej 20 vitesh dhe sipas tij, ky takim është zhvilluar rreth 3 javë më parë.
Top Channel