Shijak, grabitet nën kërcënimin e thikës punonjësi i karburantit

05/03/2016 11:35

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Xhafzotaj të Shijakut.

Burime policore bëjnë me dije se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e thikës, kanë arritur t’i marrin 12.000 lekë të reja punonjësit të një pike karburanti, shtetasit T.K., 62 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të nisur punën për identifikimin e grabitësve, raporton gazeta “Shqip”.

Top Channel