Reali lë jashtë Kroos, Manchester United i hap derën

05/03/2016 00:00

Toni Kroos është shumë pranë largimit nga Reali i Madridit. Mesfushori gjerman nuk po bind me lojën e tij drejtuesit e klubit madrilen që po mendojnë ta largojnë futbollistrin nga Santiago Bernabeu.

Nga kjo situatë do të kërkojë të përfitojë Manchester United që po mendon blerjen e tij në merkatoin e kësaj vere. Sipas asaj që publikohet te Daily Star, Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë 40 milionë Paund për të blerë kartonin e Kroos.

Ndërkaq te ‘Los Blancos’ po mendohet për një tjetër mundësi. Reali i Madridit do të tentojë sërish për të rikthyer në Madrid portierin De Gea nga Manchester United dhe për të bindur anglezët për këtë transferim ka vendosur të përfshijë edhe Kroos në tratativa.

Ky version duket se nuk preferohet shumë nga Manchester, që preferon shpenzimin e më shumë parave për Kroos vetëm  që të lërë De Gean jashtë negociatave me Realin.

Top Channel