Moratoriumi i pyjeve/Gjobat nuk mjaftojnë, ndryshime dhe në Kodin Penal

05/03/2016 10:50

20 ditë nga hyrja në fuqi e moratoriumit të pyjeve Inspektoriati Shteteror i Mjeditit dhe Pyjeve njoftoi se ka kapur 9 shkelje në zona të ndryshme të vendit. Për subjektet janë vendosur gjoba administrative me vlerë 5 milionë lekë.

“Vetëm në 20 ditët e para pas hyrjes në fuqi të ligjit për moratoriumin e pyjeve janë konstatuar 9 shkelje, janë vendosur masa administrative prej 50 milionë lekë secila, pra në total 450 milionë lekë. Në të gjitha raset janë sekuestruar një total prej 59 metër kub lëndë drusore ”, tha Ergys Agasi, kryeinspektor i ISHPM.

Qeveria synon që për shkelësit e moratorumit të pyjeve të ketë dënime më të ashpra. Pritet të ketë ndryshime në kodin penal të cilat po diskutohen në ministritë e linjës.

“Priten shumë shpejt ndryshime në kodin penal që përmes masave drastike të bëhet ndërhyrje për dërgimin e këtyre shtetasve pranë organeve të prokurorisë”, vijoi Agasi.

Moratoriumi i pyjeve ka një afat 10-vjeçar, ndërkohë ministria e Mjedist njofton ngritjen brenda vitit të një sistemi kamerash për vëzhgimin e akseve kryesore rrugore ku transportohet lënda drusore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA