Kina cakton objektivin e ri të rritjes ekonomike

05/03/2016 08:35

Kongresi Popullor i Kinës ka cantuar objektivin e ri të vendit për rritjen ekonomike për vitin 2016 në kuotën 6.5 deri në 7 për qind.

Kryeministri Li Keqiang bëri njoftimin në fjalimin që hapi kongresin, duke paralajmëruar për një “betejë të vështirë” përpara.

Takimi vjetor që mbahet në Pekin parashikon përcaktimin e axhendës politike dhe ekonomike të vendit. Ai vjen në një kohë kur Kina po lufton me ngadalësimin e lufton me ngadalësimin e ritmeve të rritjes ekonomike dhe mbështetja masive mbi manifakturën dhe industrinë e rëndë.

Kongresi i partisë pritet gjithashtu të aprovojë një plan të ri 5-vjeçar, i konsideruar si trashëgimia e ekonomisë komuniste.

Kryeministri Li tha gjithashtu në fjalën e tij se, Kina po synon vënien e inflacionit në kuotën rreth 3 për qind dhe papunësinë në 4.5 për qind.

Ndërkohë, shpenzimet ushtarake të vendit do të ngrihen me 7.6 për qind, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar pjesë të buxhet-raportit.

Kongresi i Kinës konsiderohet më tepër si një teatër, por fjalimi i kryeministrit Li vlen të merret seriozisht sa i takon drejtimit të politikës së superfuqisë aziatike, raporton i dërguari i BBC në Pekin, John Sudworth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA