Hiqej si sekser i pedagogëve, pranga 59-vjeçarit në Elbasan

05/03/2016 10:20

Agjentë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga në orët e fundit një 59-vjecar, nën akuzën e ushtrimit të influencës së paligjshme tek zyrtarët shtetërorë.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Sokrat Nika, nga Elbasani. Nga hetimet ka rezultuar se Nika i kishte dhënë garanci një të riu 20-vjeçar se njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Aleksandër Xhuvani dhe se mund të ndikonte që të merrte provimet.

Autoritetet policore lokale njoftojnë më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të 59-vjeçarit Nika, nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel