Shkodër, protestë për përmbytjet e vitit 2010

04/03/2016 12:10

Fusha e Nënshkodrës u përmbyt në vitin 2010, kur KESH-i hapi portat e të gjitha hidrocentraleve në Drin. 30 milionë dollarë ishte dëmi ekonomonik që iu shkaktua banorëve të zonës, të cilët dolën në protestë ditën e premte.

Ata thonë se kanë marrë vetëm gjysmat e parave dhe kërkojnë gjysmën tjetër. Protestën e organizuan para Prefekturës, duke u kujdesur të thonë se ajo nuk është politike.

Prej vitit 2010 kjo zonë u godit tre herë rresht nga vërshimi i ujrave, të cilat më shumë se prej natyrës, u shkaktuan nga mënyra se si u menaxhua sistemi i liqeneve të hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Top Channel