PD largohet nga salla edhe pas dekriminalizimit

04/03/2016 00:00

“Nuk mund të qëndrojmë në këtë sallë pa largimin e deputetëve që vjedhin fondet publike duke përdorur statusin e deputetit”, është shprehur deputeti demokrat Eduard Halimi, duke bërë të ditur edhe vendimin e opozitës për të lënë sallën e Kuvendit.

Pas fjalës së Halimit demokratët u larguan nga salla e Kuvendit. Duke folur për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha foli për dezintegrim të Kuvendit, duke lënë të hapur çdo mundësi reagimi të opozitës, përveç bojkotit.

“Axhenda jonë është dekusarizimi, një axhendë që është në interesin jetik të çdo foshnje, nëne, çdo prindi, çdo fëmije, çdo të moshuari, sepse janë kusarët këtu në Parlament që po thithin si shushunja gjakun e të varfërve shqiptarë duke përdorur imunitetin e Parlamentit. Quajeni më shumë se bojkot, do të thotë të gjitha opsionet janë të hapura. Këtu ka ndodhur zhvillimi më dramatik në këtë Parlament. Është i hapur dezintegrimi i Parlamentit”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta