Krimet e Rënda refuzojnë kërkesën e Gjutës për masën e sigurisë

04/03/2016 13:50

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e Vladimir Gjutës për ndryshim të masës së sigurisë.

Aktualisht, i dyshuari për vendosjen e tritolit në farmacinë e babit të ministrit Saimir Tahiri, është në arrest me burg. Gjuta u arrestua në qershor të vitit të kaluar, si pjestar i grupit të tritolitdhe për kërcënimin ndaj Tahirit.

Mbi Gjutën rëndojnë një mori akuzash, ku më e rënda mbetet ajo e pjesëmarrjes në grupe të strukturuara kriminale.

Vladimir Gjuta ishte një ndër 7 personat që nuk u arrestuan dot, pas zbulimit të grupit që vendosi tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm.

Top Channel