Basha takohet me Mogherinin: Dialog për reformën

04/03/2016 00:00

Federica Mogherini nuk ka dëgjuar nga opozita në Tiranë një “po” përfundimtare, se ajo do ta votojë reformën në drejtësi, siç janë aktualisht kushtet politike.

Lulzim Basha i ka paraqitur argumentet e veta se është kryeministri, ai që nuk e do reformën, për shkak të qeverisjes korruptive dhe klienteliste.

“Kushtet për dialog politik kjo qeveri nuk i ka krijuar, përkundrazi ka investuar dhe investoi deri dje, – të shohim se ç’do të bëjë sot, – për konfliktin politik. Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik, që çon drejt konsensusit bazuar mbi kriteret e ‘Venecias’. Për këtë, Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e qartë dhe e vendosur”, tha Basha.

Vendosmërinë, opozita e tregoi në takim edhe për çështjen e saj kryesore: dekriminalizimin. Lulzim Basha e përshkroi kryeministrin si mbrojtës dhe promovues të personave me rekorde kriminale.

“Ne duam që Shqipëria të nisë sa më shpejt negociatat për t’u bërë anëtare e BE-së. Por Shqipëria në BE nuk mund të jetë Shqipëria e Prengëve, Bushëve, Ndokëve, Roshëve. Duhet të jetë Shqipëria e demokratëve dhe socialistëve të ndershëm, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me drejtësi të pakapur politikisht, me shtet ligjor që funksionon, me Kushtetutë që zbatohet dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese që implementohen”, deklaroi Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta